Diplomat, debati edhe ne Komisionin e Arsimit

28/01/2009 16:10

Studentet e deges Gazetari, por edhe te fakulteteve te tjera paralajmerojne bojkotim pa afat te mesimit, pasi nuk pranojne te marrin diplomen qe Ministria e Arsimit ka vendosur, pa marre ne konsiderate propozimin e senatit.

Ata kane protestuar para Ministrise se Arsimit dhe kerkojne ndryshimin e formatit te diplomes dhe vendosjen e titullit qe kur ata perfundojne vitin e trete te studimeve.

Konflikti mes Ministrise se Arsimit dhe universitetit eshte zhvendosur edhe ne Komisionin per Arsimin, ku anetaret e opozites e kane quajtur antiligjor vendimin e Ministrise se Arsimit.

Ish- ministri i Arsimit, Luan Memushi ka kerkuar zbutjen e ketij konflikti dhe berjen e ndryshimeve sipas propozimeve te senatit. Me pare ai verejti se studentet nuk jane sqaruar per formatin e ri te diplomes. Zevendesministrja e Arsimit, Adriana Gjonaj e thirrur ne komision ka shpjeguar, se kjo diplome i referohet diplomave te shume universiteteve europaine.

Top Channel