Deklarimi i pasurive, 5 nepunes ne ndjekje penale

28/01/2009 15:50

Per te shmangur konfliktin e interesit, por edhe perfitimet e paligjshme qe nje zyrtar mund te marre nga Fondet Publike Inspektoriati i Larte ka vendosur qe ne deklaraten e pasurise te perfshihen edhe te ardhurat qe vine nga femijet madhore si dhe te identifikohen emrat e prinderve te dy bashkeshorteve.

Kreu i Inspektoriatit te Deklarimit te Pasurive, Adriatik Alla, njoftoi denoncimin e disa nepunesve te administrates shteterore

“Deri tani jane paditur 35 nepunes per ndjekje penale, por ne gjykate kane perfunduar te pakten 5 raste”, u shpreh Alla.

Kreu i Inspektoriatit tha se institucioni qe drejton ka hasur nje sere veshtiresish ne deklarimin dhe verifikimin e pasurise se shume zyrtareve ne administraten publike. Por ai kerkoi edhe bashkepunimin me drejtesine per ndeshkimin e atyre qe fshehin pasurine.

Top Channel