5700 familje humbasin ndihmen ekonomike

28/01/2009 08:15

Sherbimi Social Shteteror, ne nje analize te punes tremujore ka raportuar se pas inspektimeve te kryera lidhur me shperndarjen e ndihmes ekonomike dhe pageses se paaftesise jane verejtur nje seri shkeljesh, pas te cilave jane vendosur edhe penalitetet sipas ligjit.

Per shkeljet e konstatuara jane propozuar 111 masa administrative, nga keto 9 largime nga puna, 86 verejtje me shkrim, 16 gjoba per personat pergjegjes, si dhe eshte lene detyre per t’u kthyer shuma 10725000 leke e perfituar padrejtesisht.

Numri i familjeve te larguara nga skema e Ndihmes Ekonomike, si rezultat i inspektimeve, eshte rreth 5700 familje me nje efekt financiar 13300000. Numri i personave qe kane perfituar pagesa te padrejta per PAK-un ka qene 1333, me nje efekt financiar 11378000 leke.

Top Channel