QSUT, Pediatria ne kushte te renda

27/01/2009 16:15

Ne kuader te betejes per sigurine e jetes kreu i G 99, Erion Veliaj, ka qene ne spitalin e pediatrise ne QSUT, ku eshte njohur me problemet ne kete pavion.

Mjeku pediater, Petrit Caca, i shqetesuar per ambientet ku vizitohen femijet kerkohen hapjen e ambienteve te reja sa me pare, pasi virozat e stines kane rritur dhe numrin e femijeve te semure.

“Kushtet ne te cilat punohet jane te keqija. Oret e fundit kemi patur 247 paciente te vegjel dhe keta shoqerohen dhe nga 5 familjare”, thote doktori .

Kreu i G99, ka denoncuar spotete e shumta te qeverise kundrejt kushteve te spitaleve  tona. “Eshte e pabesueshme qe Shqiperia drejtohet nga nje mjek dhe pikerisht shendetesia eshte sektori qe vuan me shume ne kushte aspak higjienike. Femijet nuk mund te kurohen ne kete spital, qe i ngjan nje spitali lufte”, u shpreh Veliaj.

Top Channel