Polican, rihapet qendra e femijeve te “ngujuar”

27/01/2009 12:10

Ministria e Punes dhe Ceshtjes Sociale ka marre menaxhimin e qendres se trajtimit te femijeve te ngujuar. Nje grup nga kjo ministri ishte ne qytetin e Policanit ku ka bere edhe prezantimin e drejtorit te ri te qendres.

Sipas perfaqesuesve te Ministrise se Punes do behen edhe riparimet e ambienteve te amortizuara te godines ku banojne femijet.

Nje staf prej 20 punonjesish do zgjidhen per te punuar me femijet dhe mes tyre do kete arsimtare, mjeke dhe psikologe. Dy dite me pare drejtuesit e shoqates qe kujdesej per femijet, si dhe prinderit dhe te afermit e tyre kane marre 22 femijet qe ndodheshin ne qender.

Top Channel