Me pak kalori, kujtese me e mire

27/01/2009 12:25

Nese reduktojme me 1/3 sasine e ushqimeve qe konsumojme dhe rrjedhimisht pakesojme kalorite, do te kemi kujtese me te mire.

Studiuesit gjermane te Universitetit te Munster, vepruan ne kete menyre me 50 persona te moshuar dhe me pas u bene atyre nje test kujtese tre muaj me pas. Rezultatet ishin te kenaqshme, ulja e kalorive ua permiresoi kujtesen.

Sipas eksperteve, studimi do te sjelle permiresime domethenese. Interesi per te mirat qe sjellin dietat me pak kalori eshte rritur, pasi edhe kerkimet tek kafshet treguan se ato shtojne jetegjatesine dhe shmangin semundjet e moshes.

Por ende nuk dihet me siguri cfare ndikimi do kete frenimi i kalorive tek njerezit.

Top Channel