Fshatrat e Shishtavecit pa mundesi komunikimi

27/01/2009 12:50

Fshati Novosej ne Shishtavec te Kukesit eshte nje nga zonat me te izoluara ne vend.

Edhe pse ditet e fundit temperaturat jane rritur dhe nuk ka me rreshje bore, rruga per ne kete zone eshte e bllokuar dhe nuk mund te kalohet me automjete. Debora dhe akulli jane shkaku kryesor i pengimit te levizjes dhe ceshte me e keqja nuk po behet asnje gje per te siguruar levizjen e lire.

Moti i keq dhe izolimi ka rritur edhe me tej varferine ne kete zone, varferi qe shfaqet qarte ne vitrinat e mangeta ne dyqanet e ketij fshati.

Asnje investim nuk eshte bere ne kete fshat edhe pse eshte premtuar. Edhe ujin e pijshem banoret duhet te shkojne ta marrin disa kilometra larg.

Top Channel