Asambleja e KE i jep kredencialet delegacionit

27/01/2009 11:55

Asambleja parlamentare e Keshillit te Europes i ka dhene sot kredencialet delegacioni te ri shqiptar me gjithe debatet e shkaktuara se fundmi ne politiken shqiptare ne lidhje me kete ceshtje.

Megjithate komitetet e kesaj asambleje kane vendosur qe te bejne nje raport ne lidhje me kete ceshtje ndersa ne Tirane pritet te vijne dhe reportetet e Keshillit te Europes.

Ne seance ishte i pranishem kreu Aleksander Biberaj dhe zevendesuesi i tij, Ilir Rusmali. Po ashtu aty ndodhej edhe deputetja Arenca Trashani, e mandatuar nga parlamenti si anetare zevendesuese.

Matias Seorsi, i delegacionit hungarez ne KE tha se keto veprime te bejne te kuptosh qe ndaj nje prej anetareve te delegacionit ka patur dhunim te te drejtes.

Deri me 28 janar, delegacioni shqiptar mund te marre pjese ne mbledhje, por nuk gezojne votim me te drejta te plota.

Top Channel