Sigurimet, komisioni miraton draftin e qeverise

Komisioni parlamentar i Ekonomise ka miratuar draftin qe ul kontributin e sigurimeve per bizneset nga 29.5 per ne 24.5 per qind te pages.

Nga projektligji perfitojne edhe te vetepunesuarit ne bizneset familjare, per te cilet sigurimet behen 23 per qind e pages nga 26.2 per qind qe ishin

“Me kete heqim nga arka e shtetit dhe i japim biznesit 50 milione dollare”, u shpreh zevendesministri i Financave, Florion Mima. 

Opozita mbeshtet parimisht uljen e taksave te punes, por dyshon se qeveria mund ta shoqeroje ate me disa masa te tjera, qe sjellin efekte te kunderta.

Edhe pas kesaj ulje, qe hyn ne fuqi ne maj, Shqiperia mbetet vendi me kontributet me te larta per pensionet, edhe pse masa e perfitimit eshte nder me te uletat. Qeveria thote se ky eshte hapi i pare per te zgjidhur kete ngerc.

“Ky hap perkon me nje reforme te madh qe po diskutohet ne zyrat e qeverise, per reformimin e gjithe sistemit. Kjo hap driten jeshile per futjen e kolones se dyte”, u shpreh Mima.

Te ardhurat ne buxhet nga ulja e kontributeve do te bien me 4 miliarde leke ose 50 milione dollare.

Komisoni ka miratuar edhe nje tjeter projektligj qe rrit akcizen e naftes duke e ngrire ate ne nivelin 37 leke per liter,  pavaresisht cmimit ne burse.

Top Channel