Prokuroria zhbllokon pasurine e Diverolit

26/01/2009 19:40

Prokuroret e ceshtjes “Diveroli” ne Majemi zhbllokuan 4.2 milione dollare nga asetet e sekuestruara te tregtarit te armeve.

Sipas gazetes “Miami Herald”, prokuroret e moren vendimin mbi bazen e provave se kjo shume nuk vinte nga shitja e municioneve te ndaluara kineze.

23 vjecari Efraim Diveroli dhe tre punonjes te kompanise “AEY”, qe prej veres se kaluar presin gjykimin ne liri me kusht, sepse akuzohen qe i shiten Pentagonit arme dhe fisheke te prodhuara ne Kine dhe te falsifikuara me ambalazh shqiptar per te fshehur origjinen.

Kontrata e Diverolit me pentagonin kishte nje vlere 300 milione dollare. Nga keto, 10.3 milione jane perfitime prej shitjes se municioneve kineze.

Keto para po kerkon prokuroria se bashku me nje automjet “Benz” te 2007-es, prone e Diverolit. Vendimi per zhbllokimin e 4.2 milione dollareve eshte nje fitore per avokatin mbrojtes te Diverolit.

Qe prej hapjes se ceshtjes, ai po e mbron klientin e tij me tezen se Diveroli nuk ka shkelur ligjet amerikane, pasi municionet sipas tij, Shqiperia ia ka blere Kines gjate luftes se ftohte, pra shume vjet perpara se embargoja amerikane te hynte ne fuqi.

Kongresi ndaloi blerjen e armatimeve kineze ne 1989-en pas ngjarjeve te pergjakshme ne sheshin Tienanmen ne Pekin.

Top Channel