Leternjoftimet, serish konfuzion te njerezit

26/01/2009 15:50

Pas urdhereses se re te qeverise per afate te reja per aplikimin dhe pajisjen me leternjoftime, qytetaret jane ende konfuze.

Sot duhet te ishte data e fillimit te levrimit te kartave te para, por askush nuk i ka marre ato. Per me teper askush nga autoritetet nuk pranon te sqaroje se cfare do te ndodhe ketej e tutje.

Me ane te sanksioneve qytetaret u deturuan te nxitonin per te bere aplikimet duke mbajtur radhe te gjata.Por edhe pas heqjes se ketyre sanksioneve dhe me vendimin me te fundit qe duhet te nxitojne vete ata qe nuk kane pasaporte,qytetaret jane bere edhe me konfuze.

Sipas vendimit me te fundit te qeverise duhet te nxitojne ata qytetare qe nuk kane nje pasaporte ,te cilet duhet te pajisen me leternjoftimin biometrik brenda dates 15 prill nderkohe qe jane te detyruar te aplikojne brenda dates 10 shkurt.Ndersa qytetaret qe disponojne pasaporte mund te nisin aplikimin pas dates 1 prill.

Por kalvari i mundimit per leternjoftimin biometrik duket se do t’i shoqeroje qytetaret gjate gjithe procesit .Ata kane pritur me ore te tera ne qendres e ngritur per minibashkine numer 1 pasi mungonte energjia elektrike.

Top Channel