Britania refuzon ekstradimin e Mustafes

26/01/2009 19:50

Gjykata britanike ka refuzuar kerkesen e shtetit shqiptar per ekstradimin e shtetasit Isa Mustafa.

Mustafa kerkohej ne Shqiperi nga drejtesia lidhur me nje tentative vrasjeje, por gjykata angleze e konsideroi kete si nje ceshtje politike.

“Do te jete shkelje e te drejtave te njeriut nese lejohet ekstradimi i Isa Mustafes. Ne Shqiperi ai ka krijuar nje konflikt politik dhe shteti shqiptar nuk garanton mbrojtjen e tij”, ka deklaruar gjykatesja e ceshtjes.

Ndersa perfaqesuesja e shtetit shqiptar ne kete proces u shpreh se, Mustafa ka qene nje aktivist i PD dhe se tani qe kjo parti eshte ne pushtet mund te siguroje mbrojtjen e tij.

Por gjykatesja nuk e ka pranuar kete argument. Ne perfundim te procesit avokati i Isa Mustafes tha per Top Channel se, “fituam nje ceshtje te veshtire e te komplikuar”. Ndersa vete Mustafa u shpreh se, gjithmone kishte pasur besim tek sistemi britanik i drejtesise.

Top Channel