Al Maliki: Terheqja amerikane do pershpejtohet

26/01/2009 14:00

Presidenti amerikan Barack Obama do t’i terheqe trupat nga Iraku me shpejt nga c’parashikohet.

Kete e deklaroi kryeministri Nuri al-Maliki, sipas te cilit terheqja do te ndodhe perpara afatit trevjecar, te lajmeruar nga paraardhesi Bush.

“Terheqja do te pershpejtohet dhe do te ndodhe perpara vitit 2011”, tha Maliki perpara mbeshtetesve ne qytetin Babel ne jug te Irakut, ne fushaten per zgjedhjet lokale te 31 janarit.

Sipas nje marreveshjeje me adiministraten e Bush, trupat do te linin Irakun ne fund te 2011.

Top Channel