Librazhd, shkaterrohet varreza

25/01/2009 20:35

Situata ne fshatin Qafe Dardhe te Librazhdit po behet gjithmone e me e rrezikshme. Rreshkitja e tokes nuk ka te ndalur dhe eshte shtuar se tepermi edhe nga rreshjet e fundit te shiut.

Banoret e fshatit kane nxituar qe te heqin edhe varret e te pareve te tyre qe po shkaterrohen, ndersa mbi 30 banesa ndodhen pikerisht ne zonen me te rrezikshme.

Ata i bejne apel qeverise qe te nderhyje per te shmangur nje katastrofe te paralajmeruar.

“Kjo eshte nje kataure e madhe. Ne po zhvendosim varrezat dhe i bejme thirrje shtetit te nderhyje se ndryshe ketu situata do te perkeqesohet”, eshte shprehur nje banor.

Apeli per qeverine eshte bere edhe nga deputeti i zones Taulant Balla.

“Katastrofa natyrore ka shperthyer ne maksimum. Keto familje kane nevoje per mbeshtetje financiare qe nuk shkon me shume se 20 milione leke te vjetra per familje. Ti jepet cdo familjeje kjo shume financiare dhe sigurisht keto familje te shperngulen. Nuk eshte problem per qeverine shqiptare 500 milione leke te vjetra, sepse jane te shumta ato para qe kjo qeveri ka keqperdorur”, tha Balla.

Top Channel