Largohen femijet e ngujuar ne Polican

25/01/2009 21:25

Femijet e familjeve te perfshira ne gjakmarrje qe jetojne ne nje qender te posacme ne qytetin e Policanit, jane shperngulur nga te afermit e tyre pas berjes publike nga Top Channel te kushtetve te keqija te jeteses ne kete institucion.

Ata vijne kryesisht nga veriu i Shqiperise ku edhe fenomeni i gjakmarrjes eshte shume i ndjeshem.

Prej disa kohesh keta femije qe jetojne nen kujdesin e shtetit kishin mungesa te theksuara te kushteve. Mungonte ushqimi dhe kujdestaret e tyre mundoheshin t’i ushqenin edhe duke marre borxhe dhe ushqime ne lista ne dyqanet e qytetit.

Prinderit dhe te afermit e tyre pasi mesuan gjendjen ne te cilen jetonin keta femije kane shkuar te dielen ne mesdite dhe i kane terhequr femijet per t’i strehuar ne te tjera vende.

Drejtuesja shoqates per mbrojtjen e femijeve ka shkuar atje se bashku me prinderit dhe familjaret duke i larguar. Qendra e trajtimit te femijeve kaloi ne vartesi te shtetit dhe atje u caktuan nje tjeter drejtues vendim qe nuk u pranua nga drejtuesit e shoqates.

Te 22 femijet jane larguar nga qendra dhe kane udhetuar me automjete se bashku me familjaret e tyre.

Moszgjidhja e problemeve qe jane krijuar ne kete qender te vetme te trajtimit te femijeve te familjeve qe jane perfshire ne gjakmarrje rrezikon qe t’i riktheje ata serish ne ngujim.

Top Channel