Iraku, Teherani rrezon akuzat e SHBA

25/01/2009 08:25

Ambasadori iranian ne Irak, Hasan Kazemi Qomi ka hedhur poshte akuzat e SHBA, se Teherani ka tentuar te influencoje ne zgjedhjet provinciale irakene.

“Sa here qe Iraku kalon nje periudhe delikate, SHBA bejne deklarata te tilla”, ka deklaruar ne nje interviste ambasadori.

“Ne kete periudhe elektorale, SHBA duan te krijojne nje klime aspak te favorshme per kandidatet qe mund t’i sherbejne me te vertete irakeneve”, ka shtuar ai.

10 dite me pare, Pentagoni publikoi nje raport ne te cilin akuzohej Irani se po tentonte te bente presion tek zgjedhjet provinciale irakene te 31 janarit, per te shtrire influencen ne kete vend duke mbeshtetur rebelet.

Top Channel