Kufizimi i imunitetit, PD e PS heshtin

24/01/2009 17:25

Kufizimi i imunitetit te deputeteve, nje nga ceshtjet qe eshte debatuar me shume gjate ketyre kater vjeteve ne Parlament, nuk ka gjasa te marre zgjidhje brenda kesaj legjislature.

Grupi bipartizan i punes, qe do te shqyrtonte mundesite juridike per ndryshimin e Kushtetutes, ka ngrire prej disa javesh bashkepunimin, duke ia lene vendin heshtjes, gjithashtu bipartizane. Megjithese inisiativa e perbashket u shpall ne shtator me ane te nje deklarate te perbashket pas mbledhjes se Keshillit te Legjislacionit, pas me shume se kater muajsh dy te ngarkuarit nga Parlamenti, demokrati Olir Rusmali dhe socialisti Ylli Bufi nuk kane ende asnje draft te perbashket per ceshtjen e kufizimit te imunitetit.

Burime nga te dyja palet konfirmuan per Top Channel se kjo eshte ceshtje nuk eshte futur ne axhenden e dy partive te medha ne kete vit te ri, qe perkon me vitin elektoral. Madje mesohet se dy negociatoret i kane nderprere prej kohesh bisedimet per arritjen e nje kompromisi. Burime nga Partia Socialiste e shpjegojne kete fakt me atmosferen e mosbesimit politik te krijuar pas kthimit ne Parlament te kodit zgjedhor dhe tani se fundi me procesin e pergatitjes se zgjedhjeve nga qeveria.

Ndersa demokratet, si pale e interesuar qe ne fillim per ceshtjen e kufizimit te imunitetit, ngrirjen e bisedimeve e shpejgojne me faktin se kesaj legjislature i ka mbetur edhe pak muaj nga mbyllja e mandatit. Sipas demokrateve, megjithese ata jane gati te votojne ne cdo moment per kufizimin e imunitetit, do te ishte me me vend qe vendimin ta marre kuvendi i ri, qe do te krijohet pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit.

Top Channel