Kucove, 40 vjecarja arrestohet per prostitucion

24/01/2009 19:30

Policia e Kucoves ka prangosur shtetasen 40 vjecare, Salushe Subashi, nen akuzen e ushtrimit dhe favorizimit te prostitucionit.

40 vjecarja, ne kembim te nje shifre prej 10 mije lekesh te vjetra ofronte seks ne nje lokal qe e kishte marre me qera per kete qellim.

Organi i akuzes ka nisur procedimin penal per te, ndersa ka sqaruar se e arrestuara kishte dale vetem pak jave me pare nga burgu, pasi kishte kryer nje denim prej gjashte muajsh per te njejten akuze.

Kete rradhe gjerat jane renduese per faktin se, Subashi kishte detyruar edhe disa vajza 19 vjecare te kryenin marredhenie seksuale me persona te ndryshem per qellime perfitimi. Gjate arrestimit ne flagrance ne lokalin “Meteor”, u gjeten se bashku me tutoren e tyre edhe tre vajza, te cilat policia i la te lira.

Top Channel