Xhixho: Obama, ne rrugen e duhur

22/01/2009 21:40

Gazetari Arben Xhixho, ne nje debat kushtuar presidentit te ri te SHBA Barack Obama ne emisionin “Top Story”, ka deklaruar se shefi i ri i Shtepise se Bardhe eshte ne rrugen e duhur per sa i takon premtimeve te bera gjate fushates.

“Pritjet nga ato qe tha Obama para se te behej president jane shume te medha. Megjithate, qe ne ditet e para te punes ai mbajti nje prej tyre duke firmosur mbylljen e burgut te Guantanamos. Gjithashtu, sapo ka ardhur ai po vendos rregullin ne Shtepine e Bardhe duke permbysur disa rregulla te presidentit Bush”, ka pohuar Xhixho.

Megjithate, analisti ka theksuar se sfidat qe ka perpara Obama jane shume te medha dhe se per kete vete presidenti eshte i bindur.

“Sfidat e Amerikes jane shume te medha dhe vete Obama tha gjate fjalimit se zgjidhja nuk mund te vije menjehere. Pra, ai i ktheu amerikanet ne realitet”, ka nenvizuar Xhixho.

Ai ka shtuar me tej se ceshtjet kryesore me te cilat do te perballet Obama jane ekonomia dhe lufterat. “Ne plan te pare eshte ekonomia dhe lufterat ne Irak e Afganistan. Ndersa per ceshtje te tjera si emigracioni eshte shpejt te flitet”, ka shtuar Xhixho.

Top Channel