Rama prezanton Unazen e Madhe

22/01/2009 16:10

Kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama ka prezantuar para publikut projektin e Unazes se Madhe qe pritet te nise nga shkolla Teknologjike duke vazhduar ne Selite, pas Parkut Kombetar e deri ne kryqezimin me rrugen e Elbasanit prane Akademise se Rendit.

E cilesuar si nje nga arteriet kryesore te se ardhmes ne kryeqytet, Unaza e Madhe dhe vecanerisht segmenti jugor i saj  prej 5.5 km do te kete nje impakt te rendesishem mbi trafikun pasi automjetet qe levizin nga veriu drejt jugut nuk do te futen me ne Tirane.

“Ky eshte nje projekt qe ne asnje menyre nuk duhet te kthehet ne argument politik. Projekti u perket qytetareve te Tiranes dhe eshte pertej cdo kufizimi e kornize, pertej cdo fushe garash dhe betejash qofshin keto ne kohet e moralitetit demokratik, qofshin keto ne periudha paralektorale”, u shpreh Rama.

Projekti eshte analizuar ne menyre te detajuar nga studio europiane “Bernard” si persa i perket trafikut, ashtu dhe sigurise rrugore dhe impakti mjedisor. Ai synon kalimin e unazes prane parkut por pa cenuar peisazhin, floren dhe faunen ne kete zone.

Ky segment i unazes eshte parashikuar te jete me disa korsi duke perfshire ato preferenciale si korsine per bicikleta dhe kembesore, transportin publik, parkimin e te tjere. Projekti eshte parashikuar te kushtoje 20 milion euro te cilat do te mundesohen nga BERZH qe ne parim ka dhene ok.

Unaza e Madhe do te filloje sapo te nenshkruhet kontrata me dhenien e kredise.

Top Channel