Perplasjet brenda PBDNJ-se

22/01/2009 02:25

Perplasjet mes kryetarit dhe nenkryetarit te PBDNJ-se kane nisur te trondisin jo vetem partine, por edhe Ministrine e Punes.

Ish-kreu i Inspektoriatit te Punes Thoma Mico ka reaguar pas deklarates se ministrit te Punes Anastas Duro duke theksuar se ai eshte dorehequr dhe se te gjitha akuzat e ministrit per shkarkimin e tij jane te paverteta.

“Sot kerkova te me tregojne akuzat qe me jane bere pasi kur dikush akuzohet ka nje procedure: njihet personi dhe i jepet e drejta e mbrojtjes. Kjo procedure nuk ekziston… Jo vetem qe nuk kisha verejtje gjate punes sime, por vleresime”, eshte shprehur Mico.

Ish-kreu i inspektoriatit te punes akuzon kreret e ministrise dhe kryetarin e PBDNJ-se se po perdoren nga disa biznese.

“Ketu ne Tirane jane krijuar nje sere subjektesh qe mbrohen nga drejtori i Tiranes i cili mbeshtetet nga kryeministri me prapavije Dulen. Une nuk u druhem. Nese Dulja ka kaq akses, une per kete dhash doreheqjen”, sqaroi Mico.

Nenkryetari i PBDNJ-se ka kerkuar mbledhjen e nje kongresi te jashtezakonshem, ku te vleresohet platforma me e mire per te hyre ne zgjedhje.

“Jane te detyruar qe te shkojne ne nje kongres te jashtezakonshem ku te diskutojme per platformat e paraqitura. Besoj se platforma ime eshte ajo fituese”, tha Mico.

Top Channel