Obama, Veliaj: SHBA ndryshoi gjeneratat

22/01/2009 21:20

Kreu i grupimit G99, Erjon Veliaj e shikon kreun e ri te Shtepise se Bardhe, Barak Obama si nje president i cili perqaset shume me boten arabe.

“Perqasja e tij ndaj botes arabe u qe ne diten e pare pasi u bene kater telefonatat me te rendesishme me drejtues te vendeve arabe”, theksoi Veliaj ne emisionin “Top Story”. Sipas drejtuesit te G99-es, “administrata Bush e drejtonte boten ne nje menyre shume te thjeshte, duke e ndare ne te mire dhe ne te keqe, ndersa Obama i ka dhene nje nuance tjeter”.

Sipas Veliajt, ndryshimi i vertete duhet te ndodhe ne shoqeri, pasi ne kete rast flitet per ndryshim gjeneratash. Me tej, Veliaj beri nje paralelizem edhe per vendin tone. “Une besoj qe ka pafund histori suksesi ne Shqiperi, sepse ka shume djem e vajza te talentuar. Mendoj se disa modele duhet te testohen per here te pare ne qershor. Ky eshte ndryshimi per te cilin mund te flitet. Jo ndryshimi mes anetareve te te njejtes elite, por ndryshimi mes tyre dhe gjenerateve te reja”, thekson ai.

Top Channel