Lushnje, mbillen 37 mije pisha te buta

22/01/2009 12:15

Nje siperfaqe e konsiderueshme toke e zhveshur eshte mbjelle me pisha ne rrethin e Lushnjes. Me nje fond prej 3 milione leke, drejtuesit e Sherbimit Pyjor te Lushnjes thone se kane mbjelle 37.500 rrenje pisha te buta ne komunen Ballagart ne malin e Dardhas.

Per shkak te shpyllezimit te kesaj zone, nga djegiet apo prerjet pa kriter gjate ketyre viteve, toka kishte nisur te shfaqte probleme me rreshkitjen.

Toka ku po kryhen mbjelljet eshte mese e pershtatshme per mire rritjen e pishes se bute dhe  pas 5 vjetesh kjo siperfaqje qe po mbillet do te bashkohet me masivin e vjeter pyjor.

Top Channel