Kriza, FMN: Situata globale do perkeqesohet

22/01/2009 04:55

“Viti 2009 nuk do te jete nje vit i mbare per ekonomine boterore, edhe pse shikojme nje rimekembje ne fillim te 2010”.

Keshtu eshte shprehur drejtori i pergjithshem i FMN-se, Dominique Strauss-Khan i cili ka paralajmeruar se prospektivat ekonomike jane perkeqesuar me shume se parashikimi jo vetem ne SHBA dhe Evrope, por edhe ne tregjet kryesore emergjente te Kines, Indise dhe Brazilit.

“Per te perballuar krizen disa qeveri kane ndermarre plane stimuluese, por kjo nuk eshte e mjaftueshme”, tha Strauss-Khan.

Top Channel