Gomonia e zhdukur, gjendet nje prej te humburve

22/01/2009 15:05

Romeo Purizo , nje nga tre peshkataret e humbur eshte gjetur sot ne oren 11.45 minuta ne afersit te ishullit te Mlijetit ne Kroaci.(UPDATE)

Qendra Operacionale e Forcave te Brigades Detare ka sqaruar se gjendja shendetesore e 43-vjecarit nga Vlora eshte e mire dhe jashte rreziku per jeten.

Kerkimet  ne det dhe ne ajer qe kane nisur te dielen ne mesdite kane bere te mundur gjetjen e 43-vjecarit, i cili nuk ka mundur te sqaroje ende se cfare ka ndodhur me te dhe dy shoket e tij.

Operacioni i kerkimit eshte shtrire ne ujerat teritoriale te Malit te Zi, ku dy anije dhe  dy helikoptere te forcave tona ajrore  vazhdojne kerkimet per gjetjen e dy peshkatareve Sotir dhe Niko Golaj, te cilet mendohet se duhet te jene prane zones ku u gjet Purizo.  

Kane kaluar pese dite qekur kapiteneria e Portit te Vlores u informua mengjesin e se dieles nga bashkeshortja e Purizos, se nje gomone me tre persona te cilet ishin nisur per peshkim  kane humbur ne det te hapur. Mjeti lundrues, por edhe dy peshkataret e tjere jane ende ne kerkim dhe mendohet se jane jashte territorit te Shqiperise.

Top Channel