Gomonia e zhdukur, gjendet nje kufome

22/01/2009 16:35

Gjendet prane ishullit te Mljetit, ne brigjet kroate, kufoma e nje prej peshkatareve te shpallur te zhdukur prej dites se diel.

Trupi i pajete ende nuk eshte identifikuar, nderkohe lajmin per gjetjen e kufomes e ka konfirmuar drejtori i kufirit ne Shkoder, Besnik Zela.

Kufoma u gjet ne nje zone rreth 30 kilometra larg Dubrovnkikut, jo shume larg vendit ku u gjet i mbijetuari Romeo Purizo.

Nderkohe kerkimet e ekipeve te shpetimit vijojne ende edhe pse shpresat per gjetjen gjalle te peshkatarit te fundit jane shume te pakta.

Gomonia me te cilen udhetonin Romeo Purizo e Niko e Sotir Golaj ata udhetonin ishte nisur te dielen nga bregdeti i Vlores, po per shkak te motit te keq dhe detit te Trazuar mjeti lundrues u zhvendos me ne brendesi te Adriatikut, duke kaluar ne ujerat malazeze me pas ato kroate.

Top Channel