Fier, nis rikonstruksionin e hyrjes se qytetit

22/01/2009 11:05

Prej mese nje muaji hyrja e qytetit te Fierit eshte teresisht e shkaterruar per shkak te nisjes se rikonstruksionit te saj.
Punimet jane njoftuar se kane nisur ne fundin e muajit dhjetor dhe perfundojne ne fundin e muajit korrik.

Projekti perfshin edhe rikostruksionin e ures se Mbrostarit.

Por aktualisht rruga paraqitet ne nje gjendje te mjerueshme, shume e ngushtuar dhe me shume ngarkese ne qarkullim. Ne kete segment rrugor kalon gjithe fluksi i levizjeve per ne jug te vendit si dhe per ne portin e Vlores.

Mjete te shumta private, kamione dhe trajlera kalojne ne kete rruge e cila minimalisht duhet te ishte sjelle ne parametra optimale para se te niste nderhyrja per rikonstruksionin e saj.

Top Channel