Evakuimi i “Temes”, TI leter Berishes

22/01/2009 11:40

Transparency International i dergon leter kryeministrit Sali Berisha per ceshtjen e evakuimit te gazetes “Tema”, nga ndertesa ku zhvillonte veprimtarine.

“Debimi i gazetes ‘Tema’, e cila ka kritikuar shpesh korrupsionin e zyrtareve, shikohet nga shume si nje shenje e rritjes se presionit politik kunder zerave kritike ne media. Nese gazetaret ndihen te frikesuar gjate detyrave te tyre, nje nga shtyllat me te rendesishme te qeverisjes se mire dhe sistemit te llogaridhenies do te dobesohen”, thuhet ne letren qe Miklos Marschall, Drejtor Rajonal per Evropen dhe Azine Qendrore i ka derguar shefit te qeverise.

Ne leter, theksohet se Ministria e Ekonomise, prishi ne menyre te njeanshme kontraten 20-vjecare me gazeten, edhe pse vendimi i fundit i gjykates ishte ne favor te drejtuesve te medias.

Top Channel