2007-2008, mbi 100 gra te trafikuara

22/01/2009 19:55

Nga gushti 2007 deri ne korrik 2008, nga Shqiperia jane trafikuar 114 persona, te tera gra. Gjate te njejtes periudhe, 19 persona te tjere, 13 gra dhe 6 meshkuj te mitur nen 18 vjec, dyshohen si viktima.

Per trajtimin e ketyre viktimave ekzistojne 4 qendra sociale, qe drejtohen nga aktore te shoqerise civile dhe bashkepunojne me organet shteterore.

“Lufta kunder trafikut mund te jete e suksesshme nese gjithe aktoret marrin pjese ne te. Ndjej nje pergjegjesi personale per te siguruar lirine e qytetareve te ketij vendi”, ka deklaruar zevendesministrja e Brendshme, Iva Zajmi.

Aktiviteti ku eshte e pranishme zv/ministrja, por edhe ambasadori amerikan ne Tirane Uidhers, organizohet ne fakt nga agjencia amerikane USAID. USAID-i jep para per nje program anti-trafik dhe ka pergatitur edhe raportin vjetor me shifrat.

Kjo provokon nderhyrjen ne takim edhe te ambasadorit Uidhers. Ai i referohet presidentit Obama, qe ne fjalimin e tij ftoi qeverite dhe qytetaret ne bote per t’i bere balle se bashku problemeve qe dalin perpara.

“Dhe une sugjeroj qe kjo eshte e njejta fryme qe ne gjithashtu duhet te perqafojme, duke sjelle se bashku veprimin tone, energjine, te menduarin tone se bashku, duke bashkuar forcat tona per te trajtuar problemin e anti-trafikimit ne Shqiperi. Dhe nese e bejme kete gje, vertet motoja e presidentit Obama, “Po, mundemi qe t’ia dalim ne kete perpjekje”, do te behet e vertete”, eshte shprehur Uidhers.

Raporti hedh poshte disa ide shabllone, ne lidhje me viktimat e trafikut njerezor. Rastet konkrete tregojne se shumica e viktimave nuk jane nga zona rurale ne veshtiresi ekonomike, por nga qendrat urbane. Kryesisht qarku i Beratit, Vlores dhe Fierit, por edhe Tirana e Durresi.

Po ashtu, me shume se gjysma e viktimave kane kryer arsimin e mesem. Nga viktimat vetem 9% i perkasin minoriteteve rome dhe egjiptiane, mbi 90% jane nga popullsia e pergjithshme shqiptare.

Top Channel