Te ardhurat ne konsullata, qeveria rrezon PS

21/01/2009 20:20

Ne reagimin e saj, Ministria e Puneve te Jashtme thote se shifrat e paraqitura nga Partia Socialiste jane te paverteta dhe abuzive.

Sipas Ministrise se Jashtme, te ardhurat konsullore per vitin 2005 jane vetem sa gjysma e atyre qe deklaroi PS, ose 2 milione e 197 mije euro.

Persa i perket uljes se te ardhurave nga konsullata e Athines nga 2006 ne 2007, MPJ thote se kjo ka ardhur per shkak te transferimit te procedurave nga sherbimi konsullor shqiptar ne Greqi, ne sherbimin konsullor grek ne Shqiperi.

Lidhur me denoncimin e bere nga “Fiks Fare”, Ministria e Jashtme konfirmoi se ka nisur grupet e kontrollit dhe auditit ne perfaqesite shqiptare dhe paralajmeron per marrjen e masave ndaj kujtdo qe gjendet ne shkelje te rregullave.

Top Channel