Interpoli “çmonton” rrjetet ndërkombëtare të mashtrimit, 5,800 arrestime dhe 300 milionë dollarë të sekuestruara
Duke premtuar “nje ere te re sinqeriteti ne vend”, presidenti amerikan Barack Obama firmosi sot disa urdhera ekzekutive lidhur me etiken dhe direktivat e anetareve te administrates se tij.
“Transparenca dhe zbatimi i ligjit do te jene kriteret e kesaj presidence”, deklaroi Obama. Persa u perket gjerave te tjera, Obama tha se nuk do te kete ndryshim te pagave per anetaret e moshuar te stafit. Presidenti i ri ka premtuar gjithashtu nje aksion te shpejte per ekonomine.
Shtepia e Demokrateve, me deshire te Obames, ka firmosur nje pakete 825 bilione dollareshe per rimekembjen e ekonomise, e cila sipas presidentit do te shpetoje ose do te krijoje mbi 4 milione vende pune dhe do te ndikoje pozitivisht ne sektorin e shendetesise, energjise dhe arsimit.
Nderkohe, lideret e Shtepise Republikane kane kerkuar te takohen me zotin Obama diten e enjte per te ofruar kontributin e tyre per zgjidhjen e situates ekonomike.
“Sfida qe ne shohim perpara eshte krijimi i nje plani qe te ndihmoje taksapaguesit e nivelit te mesem dhe bizneset e vogla, pa harxhuar kot parate apo shtuar deficitin kombetar”, jane shprehur republikanet ne letren derguar presidentit.
Top Channel