Leternjoftimet, radha ne zyrat e aplikimit

21/01/2009 15:10

Pas radhes per pagesen, vazhdojne radhet e gjata per qytetaret, ne zyrat ku behet aplikimi per leternjoftimet biometrike.

Ndonese u tha qe eshte nje proces i shkurter qe zgjat vetem 5 minuta, ne fakt vonon me shume. Pothuajse ne te gjitha zyrat e aplikimit hasen probleme per shkak te adresave te munguara te qytetareve.

Shume te moshuarve u duhet te rikthehen serish te aplikojne per shkak se nuk u dalin shenjat e gishterinjve ne aparature.

Ne zyren e aplikimit per leternjoftimin biometrik sqarojne se ne raste kur qytetari nuk adrese te sakte u duhet te rikthehen ne zyren e Gjendjeve Civile dhe ne baze te asaj adrese qe ata kane regjistrin themeltar do te procedohet per karten e identitetit.

Ndersa ne rastin e shenjave te gishterinjve pasi provohen te gjitha aparaturat, i moshuari do te duhet te rikthehet nje dite tjeter.

Top Channel