Inaugurimi i Obames, Rama: Ka nisur era e re

21/01/2009 14:55

Kreu socialist Edi Rama ka pershendetur inaugurimin e Barak Obames si presidenti i ri i Shteteve te Bashkuara  duke deklaruar se nje ere e re ka nisur tashme ne te gjithe boten.

Rama deklaroi se se shpejti, edhe Shqiperia do te behet pjese e politikes se re, qe do ta ndaje vendin nga e shkuara.

“Ne kete moment Amerika na meson se eshte bashkimi i njerezve te thjeshte, pertej kufijve te vjeter te politikes se politikaneve, qe mund te sjelle ndryshimin e shumedeshiruar ne jeten e nje vendi e te gjithesecilit. Per kete mesim te paçmuar, ne sot bashkohemi me te gjithe qytetaret e botes se lire, ne shprehjen e mirenjohjes per lajmesin e dites se re, Presidentin e 44-te te Shteteve te Bashkuara te Amerikes Barak Obama”, u shpreh Rama.

Top Channel