Fituesi i “Ti Vlen” terheq cekun 20 mije euro

21/01/2009 18:00

Fituesi i talent-show “Ti Vlen”, transmetuar ne Top Channel, Fatmir Mura terhoqi sot prane sporteleve te “Raiffeisen Bank” cmimin e vendit te pare te ketij konkursi, cekun me vlere 20 mije euro.

“Mund te them me gojen plote “po”, se e meritova fitoren. Kjo u tregua edhe nga votat. Shumen e fituar fillimisht do ta vendos ne banke, ndersa me pas do ta investoj per profesionin tim”, eshte shprehur Mura.

I vleresuar maksimalisht nepermjet televotimit nga publiku, Fatmiri u paraqit me nje performance te vecante dhe pak te njohur nga publiku shqiptar.

Nga 160 konkurentet pjesemarres nga Shqiperia dhe te gjitha trevat shqiptare, 8 ishin finalistet e super-finales se madhe ku fantomisti Fatmir Mura u shpall fituesi i cmimit te madh prej 20 mije eurosh.

Top Channel