Balla: Ne Athine, abuzim me 3.2 milione euro

21/01/2009 17:05

Partia Socialiste ka ngulmuar ne zbardhjen e korrupsionit ne konsullatat shqiptare, nje skandal i denoncuar ne emisionin “Fiks Fare”.

Deputeti Taulant Balla duke ju referuar shifrave zyrtare te te ardhurave te konsullates tone ne Athine akuzoi strukturat e atjeshme drejtuese per abuzime qe kapin shifren e rreth 3.2 mil euro.

“Nga 4 milione euro ne 2005 ne 2008 mungojne 3.2 milione euro. Nuk ka asnje dyshim qe te gjitha keto para jane pervetesuar nga kjo strukture ekonomiko-kriminale. Emigrantet shqiptare ne Athine dhe ne gjithe Greqine, nuk jane pakesuar nga 2005 deri ne 2008-n, as nevojat e tyre per sherbime konsullore nga ambasada e shtetit meme nuk kane ndryshuar”, u shpreh deputeti socialist. 

Balla i kerkoi Prokurorise se Pergjithshme te nise hetimet e menjehershme kundrejt te gjithe personave te perfshire ne abuzime me shifra marramendese.

“Une sot i bej thirrje Prokurorise se Pergjithshme te filloje menjehere hetimet mbi keto akte korrupsioni dhe shperdorimi detyre nga sherbimi konsullor i Shqiperise”, u shpreh Balla.

Socialisti paralajmeroi publikimin e fakteve te tjera qe sipas tij do te nxjerrin zbuluar korrupsionin masiv qe po kryhet ne sherbimin tone konsullor.

Top Channel