Rrezikon te mbytet gomonia e nisur nga Vlora

20/01/2009 13:35

Rrezikon te mbytet ne afersi te Malit te Zi, nje gomone e nisur prej brigjeve shqiptare. Nuk dihet ende numri i personave qe ndodhen ne bordin e saj.

Sipas informacioneve te fundit nje person qe ndodhet ne mjetin lundrues ka kerkuar ndihmen e kapitenerise se portit te Vlores, por mesohet se nje ekip shpetimi malazez eshte nisur drejt vendit ku mendohet te jete gomonia.

Kapiteneria e portit te Durresit ben te ditur se gomonia eshte nisur te dielen nga brigjet e Vlores, por ka devijuar per shkak te motit te keq.

Nderkohe ekipet e shpetimit ende nuk e kane lokalizuar saktesisht zonen ku ndodhet mjeti lundrues.

 

Top Channel