Ish-agjenti i SHIK: Shoqeruam Avdyl Loshajn

20/01/2009 15:10

Perkunder cdo deklarate te dhene ne Gjykaten e Krimeve te Renda ne lidhje me rrembimin e trefishte me pasoje zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, ku pjesa me e madhe e deshmitareve nuk dine gje, ish agjenti i sherbimit sekret, Anibal Basha ka deshmuar per njerin nga personat e torturuar, Avdyl Loshajn.(UPDATE)

Ish-agjenti Basha pranoi se gazetari Avdyl Loshaj eshte marre ne pyetje nga SHIK-u ne Tirane. Ai permendi emrin e Ilir Kumbaros, njerit prej te pandehurve si njeriu qe kishte marre pjese gjate pyetjeve.

Mesa mbante mend deshmitari i shoqeruar, Avdyl Loshaj kishte firmosur madje nje shkrese ku implikonte Remzi Hoxhen dhe Ziso Kristopullin per veprimtari kunder Shqiperise. Por deshmitari nuk pohoi se nuk dinte asnje per dy personat e tjere. Kjo deshmi konsiderohet teper e rendesisshme per prokurorine dhe pas asaj te Ziso Kristopullit, eshte e para per pjesen e deshmitareve te SHIK-ut qe konfirmon shoqerimin e tre personave nga keto strukura.

Ne fakt per shoqerimin e tyre Kristopullit, Remzi Hoxhes dhe Avdyl Loshajt ka folur me heret gjate nje interviste ne Top Chanel edhe njeri nga te pandehurit e dosjes, Avni Koldash.

Nderkaq gjate gjyqi deshmoi edhe ish-kryetari i SHIK-ut Sarande Alfred Duka. Ai i tha gjykates se kishte shoqeruar para shume vitesh Avdyl Loshajn pasi po kryente levizje te dyshimta ne kete qytet.

Top Channel