Gomonia, tre personat konsiderohen te humbur

20/01/2009 20:45

Tre persona mbeten te humbur ne det te hapur, ne nje vend ende te papercaktuar nga policia shqiptare, e cila ne bashkepunim edhe me forcat e ushtrise ka nisur nje operacion kerkimi prej mesdites se te martes. (UPDATE)

Kapiteneria e Portit te Vlores kishte informuar se rreth ores 08 e 30 minuta nje shtetase nga qyteti i Vlores kishte lajmeruar per humbjen e bashkeshortit Romeo Purizo, 43 vjec, i cili gjendej ne det te hapur me nje mjet lundrues me dy shoket e tij, Sotir dhe Niko Golaj.

Pasi eshte kontaktuar me telefon, Purizo nuk mundi te percaktonte vendndodhjen, nderkohe qe ne telefonin e tij dilte sinjali i telefonise se Malit te Zi.

Per kete arsye policia mendon se ai ndodhet ne detin Adriatik, ne bregdetin qe lag Malin e Zi dhe kerkimet jane perqendruar pikerisht ne kete pjese.

Policia ka kerkuar ndihmen e shtetit malazez edhe per te perdorur hapesiren ajrore. Helikopteret e Ministrise se Mbrojtjes kane kontrolluar hapesira te konsiderueshme te ketij bregdeti, por ende nuk kane mundur dot te gjejne mjetin lundrues ku ndodhen tre personat.

Ata ishin nisur per peshkim nga Vlora mesditen e se dieles dhe mebten ende ne det te hapur. Policia, gjate nje komunikimi per shtyp ka sqaruar se eshte duke vazhduar kerkimi per gjetjen e tyre.

Top Channel