Rama komandon Shtyllen kryeprokuror te Elbasanit

19/01/2009 12:50

Kryeprokurorja Ina Rama ka komanduar Zamir Shtyllen, si prokuror te Elbasanit. Ish-kreu i hetimeve ne Prokurorine e Pergjithshme dhe ish-prokuror i ceshtjes se Gerdecit, Shtylla dha doreheqjen pak dite me pare.

Kerkesen me shkrim per doreheqjen nga posti i drejtuesit te sektorit me kyc ne organin e akuzes por edhe nga drejtimi i hetimeve per tragjedine e Gerdecit, Zamir Shtylla ia dorezoi kryeprokurores Ina Rama.

Gjate debateve politke per Ligjin e Dosjeve, Zamir Shtylla ka qene nje nga njerezit me te sulmuar drejtperdejt nga kryeministri i vendit Sali Berisha.

Por vete perkunder akuzave politike, Zamir Shtylla i konsideroi deklaratat e Berishes si emocionale dhe te paverteta, pasi sipas tij ai kishte zbatuar ligjin si para viteve 90-te ashtu dhe me pas viteve 90-te, ashtu sikunder ndodhi edhe me arrestimin e Nexhmije Hoxhes dhe te ish-anetareve te tjere te byrose politike.

Top Channel