Neser betimi i anetareve te Kolegjit Zgjedhor

19/01/2009 15:20

Ne zbatim te detyrimit ligjor te percaktuar nga Kodi i ri Zgjedhor, Keshilli i Larte i Drejtesise hodhi shortin per anetaret e Kolegjit Zgjedhor. Pas shortit, perfaqesuesit e kater forcave kryesore parlamentare u terhoqen per te marre vendim.

Sipas te drejtes qe u jep Kodi Zgjedhor perfaqesuesit e partive kontestuan tre emra, pa dhene shpjegime. KLD organizoi shortin e dyte per te zevendesuar tre emrat e kontestuar.

Keshtu Kolegji Zgjedhor, do te perbehet nga Dhurata Haveri, Sashenka Jonuzi, Entela Prifti, Tom Ndreca, Petraq Koço, Astrit Kalaja, Meriban Mullaj dhe Marie Qiriazi. Anetaret e Kolegjit do te bejne betimin neser ne prani te Presidentit te Republikes.

Kolegji Zgjedhor eshte instanca e fundit pas Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ku subjektet zgjedhore mund te paraqesin aneksat e tyre ne lidhje me zgjedhjet.  

Top Channel