Milo: Lufta anti-fashiste nuk ishte civile

19/01/2009 21:30

Historiani Paskal Milo ka deklaruar se eshte e drejta e gjithkujt qe te shkruaje mbi historine e vendit, por qe keto shkrime te kthehen ne tekste shkollore, ato duhet te kalojne nje kontroll te studiuesve me te mire te vendit.

“Kush te doje ka te drejte te shkruaj, me pas ajo c’ka eshte shkruar gjykohet nga nje grup studiuesish. Publikut mund t’i thuhet qe te bleje kete liber, po ashtu edhe per nje liber qe mund te dale neser”, ka pohuar Milo ne emisionin “Shqip” ne TCH.

Sipas tij, pergjegjese per proceset e miratimit te teksteve te historise eshte edhe Ministria e Arsimit dhe Shkences, e cila vlereson tekstet por dhe nxjerr edhe tekstet alternative.

“MASH ka te drejte qe te kete tekste shkollore per nxenesit. Ne kete pikepamje MASH kontrollon edhe permbajtjen e tekstit. Por prapeseprape ajo lejon tekstet alternative”, ka nenvizuar Milo.

Me tej, duke u ndalur tek Lufta Anti-fashiste Nacional-Clirimtare, historiani ka vleresuar se ajo ne asnje menyre nuk ka qene civile.

“Lufta ka qene nacional-clirimtare, por ka pasur edhe elemente te luftes civile. Por kjo nuk na jep te drejte qe ta quajme te tille vetem sepse ne nje krahine te caktuar lufta ka qene civile. Ky komb ka zhvilluar nje lufte Anti-fashiste Nacional-Clirimtare”, ka saktesuar Milo.

Top Channel