Levizja Socialiste per Integrim do te jete perkrah PS ne inisiativen per te ankimuar Ligjin e Dosjeve ne Gjykaten Kushtetuese.
Nenkryetari i LSI-se, Pellumb Xhufi e quajti ligjin nje tentative te hapur te mazhorances per te goditur institucionet e drejtesise ne vend.
“Jemi ne pararoje te luftes per mbrojtjen e institucioneve dhe per denimin e antiligjit. Ne do te jemi edhe iniciatore te kesaj ndermarrjeje per ta cuar ne Gjykaten Kushtetuese ligjin e Dosjeve”, u shpreh Xhufi.
Pas deklaratave te kryeministrit Berisha dhe deputetit Bumci nje dite me pare, LSI i kerkoi mazhorances te terhiqet nga presionet qe po kryen mbi Gjykaten Kushtetuese.
“Sot eshte dita kur kjo gjykate ka pergjegjesine per te mbrojtur ligjin, Kushtetuten nga sulmet e taborrit qe perfaqesohen nga qeveria”, u shpreh Xhufi.
Zoti Xhufi u shpeh se LSI do te nderrmare te gjitha inisiativat e nevojshme ligjore per te penguar jo vetem Ligjin e Dosjeve por edhe inisiativa te tjera antikushtetuese te mazhorances aktuale.
Top Channel