Leternjoftimet e reja, emigrantet te shqetesuar

19/01/2009 15:45

Ndersa procesi i aplikimit per leternjoftimet e reja ka nisur vetem ne qytetin e Tiranes, njoftimet dhe deklaratat e zyrtareve te larte shteterore kane futur ne kaos emigrantet.

Ne njerin prej tyre thuhej se emigrantet nuk do te lejoheshin te dilnin jashte vendit pa u pajisur me karte, prandaj shume emigrante qe jane te regjistruar ne komunat perreth kryeqytetit kane rendur te pajisen me kupone por zyrat e Gjendjeve Civile ende nuk e kane nisur procesin.

Kjo ka ndodhur edhe ne komunen Paskuqan. Por sipas drejtorit te Pergjithshem te Gjendjeve civile, per sa kohe procesi ka nisur vetem ne kryeqytet, te gjithe emigrantet mund te kthehen ne vendet ku ata punojne edhe pa u pajisur me karta identiteti.

Shteti shqiptar nuk ka vendosur asnje pengese qe keta persona te mos kthehen ne vendet ku ata punojne.

Top Channel