Lesi-Berishes: Ndrysho qeverine

19/01/2009 16:45

I njohur per slloganin paraelektoral antikorrupsion, investime dhe arrestime, deputeti i mazhorances Nikolle Lesi pak muaj para zgjedhjeve parlamentare i kerkon kryeministrit Berisha te ndryshoje disa anetare te kabinetit qeveritar.

Sipas zotit Lesi te pakten tre prej tyre jane te korruptuar dhe kjo duhet analizuar ne nje mbledhje te mazhorances parlamentare me kabinetin qeveritar.

“Berisha te mbledhe mazhorancen. Jane 2-3 ministra qe jane te korruptuar dhe ne nuk mund te shkojme me ata ne zgjedhje”, u shpreh Lesi.  

Sipas analizes se zotit Lesi keto ndryshime nuk demtojne qeverine para zgjedhjeve, perkundrazi e lehtesojne ate nga ministra te korruptuar.

“Nuk mund te perfaqesohemi me ministra apo ish-ministra qe tani duhet te ishin ne burg”, u shpreh Lesi.

Top Channel