KLD, zgjidhen anetaret e Kolegjit Zgjedhor

19/01/2009 11:55

Zgjidhen me ane te shortit anetaret e Kolegjit te ri Zgjedhor ne mbledhjen e sotme te Keshillit te Larte te Drejtesise.

Te zgjedhurit jane: Zeqine Sollaku, Bashkim Dedja, Marie Qiriazi, Dhurata Haveri, Sashenka Jonuzi, Stavri Kallco, Astrit Kalaja dhe Meriban Mullaj.

Te pranishem ne perzgjedhjen e anetareve ishin edhe perfaqesues te partive politike.

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, i cili kryesoi mbledhjen e sotme, riktheksoi se ne Gjykatat shqiptare ka patur njerez qe kane punuar me mentalitet komunist.

“Sot drejtuesit e organeve gjyqesore i perkasin gjenerates se re”, u shpreh Topi.

Keshilli i Larte i Drejtesise miratoi ne mbledhjen e sotme doreheqjen e kryetarit te Gjykates se Tiranes, Albert Mece, i cili ka hedhur kandidaturen per anetar ne Gjykaten e Apelit.
 

Top Channel