Buxheti, bashkia kritika PD dhe LSI-se

19/01/2009 19:45

Bashkia e Tiranes kritikoi serish sot voten kunder buxhetiti te kryeqytetit, te Partise Demokratike dhe LSI-se.

Nenkryetari i bashkise, Eduard Shalsi tha se per shkak te ketij refuzimi mbetet pa u zbatuar edhe projekti per ndertimin e parkut me te madh ne Tirane, atij te fushes se aviacionit ne Laprake.

“Nje park i ri prej 50 metra katrore eshte projektuar per t’u ndertuar ne kete hapesire dhe zbatimi i ketij projekti do te fillonte me buxhetin e vitit 2009. Por Berisha dhe Meta nuk duan nje park te ri per kryeqytetasit, por duan qe zhurmen dhe pluhurin e ketij parku ta shfrytezojne per interesa, me mendimin se do te armiqesojne qytetaret me bashkine e Tiranes”, ka pohuar Shalsi.

Top Channel