Trafikonin heroine, pranga shqiptareve ne Itali

17/01/2009 09:50

Zbulohet nje rrjet i trafikut nderkombetar te droges ne Itali. Ne pranga kane perfunduar 18 persona, shumica e te cileve shtetas shqiptare.

Aksioni eshte kryer nga policia e Bolonjes, ndersa emrat e te arrestuarve nuk behen te ditur. Grupi i trafikanteve transportonte lende narkotike te llojit heroine, qe sipas hetuesve vinte nga Shqiperia dhe ishte e nje cilesie te larte.

Pjese e grupit ishin edhe tre shtetas italiane. Hetimet qe cuan ne zbulimin e rrjetit kishin nisur qe prej muajit gusht. Gjate operacioneve te policise italiane, te nisura qe nga ky muaj, jane sekuestruar me shume se 90 kg heroine.

Personat e arrestuar do te perballen me akuzen e trafikimit dhe shperndarjes se lendeve narkotike.

Top Channel