Shisnin bizhuteri falso, arrestohen 5 rumune

17/01/2009 19:40

Kishin zgjedhur Shqiperine per te realizuar mashtrimet, por kane rene ne prangat e policise.

Seksioni i hetimit kunder krimit financiar, pas nje pune operative ku jane perdorur edhe metodat speciale te hetimit, ka vene ne pranga pese shtetas rumune, te cilet prej dy muajsh shisnin ne qytetet e Lushnjes, Beratit, Fierit dhe Kavajes bizhuteri floriri falso.

Rumunet u kapen ne aksin rrugor Lushnje-Kavaje pergjate momenteve te tregtimit te bizhuterive te ndryshme floriri false.

Ndaj shtetasve rumune eshte ngritur akzua e mashtrimit te kryer ne bashkepunim.

Top Channel