Rama pranon doreheqjen e Shtylles

17/01/2009 00:05

Dy dite pasi kryehetuesi i dosjes se Gerdecit, por edhe drejtori i Kontrollit dhe Ndjekjes Penale la ne tryezen e Ina Rames kerkesen per doreheqje, prokurorja e pergjithshme e ka miratuar ate. (UPDATE)

Por Zamir Shtylla do te vazhdoje te qendroje ne kete institucion si prokuror i thjeshte. Doreheqja e Shtylles vjen pas akuzave politike te kryeministrit Berisha dhe hyrjes ne fuqi te “ligjit te dosjeve”.

Nderkaq prokurorja e pergjithshme ka emeruar ne postin e mbetur vakant, por edhe ne krye te hetimeve, nje tjeter prokuror me karriere te gjate, Sokol Stojanin i cili eshte po ashtu ne shtateshen e anetareve te keshillit ne Prokurori.

Stojani prej muajsh ben pjese ne grupin e hetuesve per tragjedine e Gerdecit, ndersa ka perfaqesuar Prokurorine e Pergjithshme ne gjykata gjate mases se sigurise te te pandehurve.

Sokol Stojanit i duhet tashme te drejtoje grupin e vet per nje nga dosjet me te perfolura se fundit, megjithese CV-ja e tij njeh edhe dosje te tjera te rendesishme.

Se bashku me nje gurp hetuesisht Stojani ishte pjese e hetuesve per vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari, ne ceshtjen e boseve te firmave piramidale, por edhe ne ate qe mori te pandehur zyrtare te larte per tenderin e pasaportave gjate 2001-shit.

Ai zevendeson keshtu prokurorin e njohur Zamir Shtylla i cili u ka dhene udhe mjaft dosjeve te bujshme sic eshte ajo e ish-anetareve te byrose politike me ne krye Nexhmie Hoxhen dhe mjaft bandave te tjera kriminale.

Top Channel