Mjeket e Belshit punojne me orar te reduktuar

17/01/2009 13:50

Prej tre vjetesh ne urgjencen e spitalit te Belshit mjeket punojne vetem 7 ore ne dite.Cka ka bere qe shpesh te semuret  te humbasin jeten gjate rruges per ne spitalin e Elbasanit.

Spitali i Belshit ku duhet te mjekohen rreth 40 mije banore te zones se Dumrese eshte ne kushte te mjerueshme.

Vete mjeket tregojne se ata nuk perballen vetem me mungesen e medikamenteve por u duhet te punojne edhe pa energji elektrike dhe ne te ftohte pasi nuk kane asnje mjet ngrohes.

Mjeket kerkojne qe Ministria e Shendetesise te marre masa dhe te vendose mjeke gjate 24 oreve ne urgjencen e ketij spitali.

Top Channel